top of page
Fitness Equipment Display

Rreth Eurolës

Unë jam Eurola Tarushi, e diplomuar në Universitetin e Sporteve dhe e lidhur me sportin që në fëmijëri, aty ku nisa rrugëtimin tim me volejbollin. Për më shumë se 10 vite kam qenë lojtare aktive dhe sot mbaj edhe rolin e arbitres zyrtare të volejbollit në Shqipëri, një eksperiencë që më ka mësuar disiplinë, vendosmëri dhe korrektësi. Në moshën 18-vjeçare u punësova në palestër dhe që prej asaj dite sporti është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, prej vitesh udhëheq me pasion klasa aerobie, crossfit dhe pilates. Paralelisht punoj si personal trainer, duke ndihmuar çdo individ të arrijë objektivat e tij, të forcojë trupin dhe të ndërtojë një stil jetese më të shëndetshëm e më aktiv. Misioni im është i qartë: të motivoj, të udhëheq dhe të jem mbështetje për këdo që dëshiron të ndjejë energjinë, fuqinë dhe transformimin që sjell aktiviteti fizik. Sporti nuk është vetëm ushtrim, por një mënyrë jetese dhe një rrugë drejt vetëbesimit e mirëqenies.

Vizioni im

Vizioni im është të udhëheq çdo klient drejt një versioni më të fortë dhe më të lumtur të vetes. Të tregoj se çdo njeri, me besim dhe përkushtim, mund të arrijë rezultate të frytshme dhe të krijojë një stil jetese të shëndetshme. Të bëhem burim motivimi dhe transformimi për këdo që kërkon ndryshim.

Vizioni si Personal Trainer

Besoi trupit tënd, sfido kufijtë dhe zbulo fuqinë që ke brenda vetes!

Si personal trainer dhe instruktore fitnesi, unë ju motivoj dhe ju udhëheq në çdo hap. Për mua, fitnesi nuk është vetëm stërvitje, por një mënyrë jetese që sjell energji, disiplinë dhe transformim.

bottom of page